Halimi: Alarmuese implikimi i kryeministrit në rastin e provave të Astrit Deharit
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar rreth deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, rreth rastit të Astrit Deharit.
Ajo ka thënë se implikimi i kryeministrit Albin Kurti në këtë rast është alarmues.
“Në këtë kohë, kur Kosova është duke u ballafaquar me kriza të ndryshme e pa asnjë veprim konkret në zgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë, është tepër shqetësuese se si deputeti i partisë në pushtet sot na del me informata tronditëse. Posaçërisht është alarmuese edhe implikimi i vet kryeministrit të vendit në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Ndaj, kërkojmë urgjentisht veprimin e menjëhershëm të Prokurorisë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, rasti i tillë i ndjeshëm nuk duhet të mbetet i izoluar nga makineria propagandistike ashtu siç edhe dinë ta bëjnë kjo parti”, ka shkuar Halimi në “Facebook”.