Halimi: Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga qeveria tregon pasigurinë e saj

07 qershor 2021 | 21:33

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi në një shkrimi në Facebook ka reaguar për zhvillimet e fundit me arrestimin e invalidit të luftë së UÇK-së.

Halimi ka thënë se Qeveria Kurti po tregon arrogancë dhe po krijon gjuhë të urrejtjes, ku si pasojë e kësaj, qeveria po tregon pasiguri.

“Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik.”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

Shkrimi i saj i plotë:

Qeverisja e mirë nënkupton ndër të tjera edhe qasjen e përfaqësuesve të shtetit karshi problemeve a rasteve të shfaqura në përditshmëri. Arroganca dhe gjuha e urrejtjes e ardhur nga lartë tregon për një pasiguri në udhëheqje të shtetit dhe papërgjegjësi në rolin që kanë në krijimin e diskursit publik.
Fatkeqësisht, përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes, rezultatet kryesore të saj janë instalimi i frikës dhe kërcënimit si mjet i komunikimit të tyre.
Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për siguri dhe ndjenjën për të qenë pjesë e shtetit, i një vendi që dikush i udhëheqë, pavarësisht se çfarë bindje politike a kategorie shoqërore i takojnë. Në të kundërtën, kjo qeverisje më së miri karakterizohet me thënien “Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky burrë dhe kjo nënëloke janë Muharrem dhe Ruke Gaxherri…