Halimi: Kosova kur e kujton kthimin nga eksodi i shqiptarëve, merr fuqi

16 prill 2023 | 17:32

Sot është shënuar 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës.

Gjatë luftës në 1998-1999 rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Për këtë përvjetor ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Halimi ka thënë se Kosova kur e kujton kthimin nga eksodi merr fuqi.

Ajo thotë se LDK-ja e ndjek këtë cikël historie që kanë kaluar shqiptarët dhe rikthehet më e fuqishme.

Postimi i plotë:

Një popull që u deportua me ‘trenat e vdekjes’ duke përjetuar Holokaust, është rikthyer në histori, i ringjallur nga hiri.

Sepse besoi në idetë libertariane dhe vlerat e përbashkëta Perëndimore.

Kosova kur e kujton kthimin nga ekzodi i përmasave të tilla merr fuqi, ajo është në histori dhe LDK e ndjek këtë cikël historie. Rikthehet më e fuqishme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar…