Halimi largohet nga Riga
02 mars 2022
| 16:16
Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Besar Halimi është lojtar i lirë.
Halimi ka shkëputur marrëveshjen e tij me skuadrën nga Letonia, Riga.
Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme dhe lojtari është i lirë tashmë.
Mesfushori nuk ka pasur formën më të mirë të mundshme së fundmi. Nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij ish-anëtari i Sandhausen.