Halimi për Panairin e Librit të Vjetër: Po pasurojmë jetën kulturore dhe ruajtjen e trashëgimisë letrare

13 dhjetor 2024 | 22:16

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, sot gjatë ditës ka vizituar Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në qendrën “Libart”. Ajo për medie tha se kryeqyteti është i nderuar që një panair i tillë organizohet në Prishtinë.

“Kënaqësi të vizitoja edicionin e pestë të Panairit të Librit të Vjetër, i cili po mbahet në Bibliotekën ‘Hivzi Sulejmani’.

Ky panair ofron një mundësi të rrallë për lexuesit dhe studiuesit që të kenë qasje në botime unike e të rralla, të cilat shpeshherë mungojnë në bibliotekat e zakonshme.

Besojmë se përmes këtij aktiviteti si Drejtori për Kulturë e Kryeqytetit po kontribuojmë në pasurimin e jetës kulturore dhe në ruajtjen e trashëgimisë sonë letrare”, ka shkruar Selimi në llogarinë personale në “Facebook”. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë Inteligjencës Artificiale, realiteti është fshirë, kreativiteti është zëvendësuar. Nëse…