Halimi rikthehet te Sandhauseni  

25 qershor 2024 | 13:00

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besar Halimi do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman te skuadra nga Bundesliga 3, SV Sandhausen. Halimi ka ndryshuar ambient, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdojë karrierën në nivelin e tretë të futbollit gjerman.

Ai e ka kompletuar kalimin nga Hallescher FC te SV Sandhausen, klub ku ka luajtur edhe në të kaluarën. Është vet faqja zyrtare e klubit gjerman që ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Halimin, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kthemi perfekt: Besar Halimi vjen në Hardwood”, shkruan shkurtimisht në postimin e SV Sandhausen. Me nënshkrimin është ndarë i lumtur edhe Halimi, i cili ka zhvilluar 32 ndeshjet me fanellën e Kosovës. “Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu në Hardtëald. Kam pasur shumë biseda pozitive me përgjegjësit dhe mezi pres që të luaj përsëri për SVS”, ka thënë Halimi pas nënshkrimit të kontratës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SV Sandhausen 1916 e.V. (@svs_1916)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ftuar të interesuarit që të…