Halimi transferohet te Riga

12 korrik 2021 | 14:39

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besar Halimi ka arritur marrëveshje me klubin nga Letonia, FC Riga. Halimi do ta vazhdojë karrierën në Letoni te skuadra e Rigës.

Mesfushori kosovar në dy sezonet e fundit ishte pjesë e Saundhasen në Bundesliga 2. 26-vjeçari, është pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa në të kaluarën përveç Gjermanisë ka luajtur edhe në Danimarkë për skuadrën e Brondby.

Lajmin për transferimin e Halimit në Letoni e ka bërë të ditur vetë klubi i Rigës në llogarinë e tyre në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar raportimin e…