Halit Berani e quan kryekriminel Ivanoviqin, e bën përgjegjës për pushkatime dhe dëbime të shqiptarëve
Kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani ka rrëfyer për të bëmat e Oliver Ivanoviqit në këtë qytet. Ai e ka quajtur kryekriminel Ivanoviqin, dhe e ka bërë përgjegjës për pushkatime dhe dëbime të shqiptarëve.
Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në “Facebook”, Barani thotë ‘një grup kriminelësh serbë të cilëve iu printe kryekrimineli, Oliver Ivanoviq, Igor Simiq dhe Sergjan Aleksiq, i grumbullojnë rreth 100 meshkuj shqiptarë, kryesisht të rinj, me ç’rast 31 prej tyre i pushkatojnë”.
Ai thotë se njëri nga dëshmitarët i quajtur Isa Mustafa të cilin vetë Oliver Ivanoviqi, bashkë me tre shokë të tij, e ka liruar (shpëtuar nga pushkatimi) ka dhënë deklaratë me shkrim menjëherë pas luftës.
Barani ka përmendur edhe disa raste të tjera, të cilat mund t’i lexoni në shkrimin e tij mëposhtëm:
Për ata që nuk kanë njohuri se cili ishte kryekrimineli, Oliver Ivanoviq në Mitrovicë.
Më 14.IV.1999, ushtria, milicia, paraushtarakët dhe civilët serbë të armatosur i dëbojnë me dhunë të gjithë banorët shqiptarë të lagjeve “Qendra 2”, një pjesë nga “Qendra 1” dhe të lagjes “Ilirida”. Gjatë dëbimit, një grup kriminelësh serbë të cilve iu printe kryekrimineli, Oliver Ivanoviq, Igor Simiq dhe Sergjan Aleksiq), në lagjen “Qendra 1”, në të ashtuquajturën “Rruga e Kovaçëve”, i grumbullojnë rreth 100 meshkuj shqiptarë, kryesisht të rinj, me ç’rast 31 prej tyre i pushkatojnë. Për këtë rast ka shumë dëshmitarë. Në mesin e tyre është edhe Isa Mustafa, të cilin vetë Oliver Ivanoviqi, bashkë me tre shokë të tij, e ka liruar (shpëtuar nga pushkatimi), i cili menjëherë pas lufte ka ofruar deklaratë me shkrim në KMDLNJ, derisa dëshmitarët tjerë po ngurrojnë dhe nuk kanë dhënë deklarata me shkrim, ngase po frikësohen se mos po u prishet kumbaria me kriminalët serbë. Për këtë masakër ka shkruar edhe vetë serbi Nikolla Paqarizi në librin “Na ibru çuprija”, i cili e përshkruan masakrën, ku në një rast thotë: “Rrugës për në shkollën “Meto Bajraktari” serbët kanë ecur mbi trupat e pajetë të shqiptarëve”. Trupat e shqiptarëve të pushkatuar i kanë marrë kriminelët serbë dhe i kanë varrosur në një djerrinë, në mes të fshatrave Suhadoll dhe Vidimriq, për çka, deri në muajin shtator 1999, janë konsideruar si të zhdukur. Pas mbarimit të luftës, 26 prej tyre u identifikuan dhe u rivarrosën në varrezat e fshatit Shupkovc ndërsa 5 kanë mbetur të pa identifikuar.
Më 16.IV.1999, për të tretën herë (ditë) me radhë, forcat çetnike kriminele ushtarako – policore, paraushtarake e civile serbe i fusin me dhunë shqiptarët në kolonë drejt Shqipërisë. Më këtë rast, në lagjen “Ura e Gjakut”, saktësisht në vendin e quajtur tek Kroi i Broboniqit, derisa ishte duke vazhduar lumi i njerëzve (kolona), një grup kriminelësh të cilve iu printe kryekrimineli, Oliver Ivanoviq pas tij ishin, Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviqeviq etj. ka pasur edhe tjerë milicë e civil serb të armatosur dhe të maskuar, pasi i nxjerrin prej kolone 9 të rinj shqiptarë i fusin në oborrin e shtëpisë së Musa Likoshanit të cilve pasi ua lishin duartë me tela I vendosin rreth posit (bunarit) I cili ishte në oborr dhe i pushkatojnë. Ata janë: Mehdi (Mursel) Tahiri (21), Bashkim (Xhemajl) Abazi (41), banor të lagjes “Bair”, Adem (Muharrem) Demiri (18) nga fshati Sumë i Vushtrrisë, Fatmir (Nezir) Avdyli (18), Fadil (Nezir) Avdyli (25), Bedri (Nezir) Muja (35), Sami (Faik) Sahiti (31), banor të lagjes “Ilirida”, Halil (Qazim) Brahimi (20), banor i lagjes “Ura e Gjakut” dhe Smakë (Hamzë) Maliqi (40) nga fshati Fushë-Ibër i Mitrovicës. Trupat e tyre të pajetë i tërheqin, pas pesë ditësh, pjesëtarët e UÇK–së të njësitit në Vaganicë dhe i varrosin në varrezat e fshatit Vaganicë. Dëshmitar i kësaj masakre është edhe vetë autori i këtyre rreshtave.
Pas lufte kryekrimineli Oliver Ivanoviq-Ola ishte komandant i rojave të urës në pjesën e okupuar të Mitrovicës.
Në mes datave 3 e 4 shkurt 2000 duke filluar rreth orë 21 të 3 shkurt deri rreth orës 4 të dates 4 shkurt viti 2000, kriminelët çetnik serbë, të prirë nga kryekrimineli, Oliver Ivanoviq, i quajtur–Ola, në lagjet “Lumbardhi” dhe “Kodra e Minatorëve” vranë, brenda nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre, Muharrem (Ramë) Sokolin (51), Nezir (Hetem) Vocën (61), bashkëshorten e Nezirit, Shqipen (54), Selime (Omer) Berishën (60), Remzije Canhasin (56), Nderim (Nexhmedin) Ajetin (13), Sebaha (Arif) Abrashin (50), Negjmije (Xhevdet) Xhakën (44), Bashkim (Brahim) Rrukecin (38) dhe Niman (Ibish) Sejdiun (52).
Që nga 3 shkurti 2000 deri në mars 2004 nga pjesa e okupuar e qytetit të Mitrovicës, bandat kriminele çetnike serbe në krye me kryekriminelin në fjalë janë dëbuar me dhunë nga shtëpit dhe banesat e veta 1564 familje shqiptare më 11364 anëtarë ku sot e asaj dite pjesa dërrmuese e tyre jatojnë nëpër komuna tjera të Kosovës dhe jashta Kosove nëpër shtëpi e banesa të huaja.
Kryekriminelin në fjalë gjykata në Mitrovicë e pati dënuar me 9 vite burg por pasi aj kishte ushtruar ankesë lenden e kthejnë në rigjykim kurse kryekriminelin në fjalë e lirojnë të mbrohet në liri. Nuk i zgjati shumë e vranë bashkëkombasit, bashkëkriminelët çetnik serbë.