Haliti: Baca Adem do të na mungojë të gjithëve
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se ka goditur rëndë lajmi për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Ai ka thënë se e kishte idol Bacën Adem Demaçi.
“Lajmi për vdekjen e simbolit të rezistencës dhe çlirimit të Kosovës, frymëzuesit të gjeneratave të tëra për liri, të drejta njerëzore dhe kombëtare, më goditi rënd.
Adem Demaçin e kisha idol gjatë gjithë jetës. Dhe, pata fatin e madh, që gjatë bashkëpunimit me të, të mësojë se si duhen Atdheu e Kombi. Ikonat si Demaçi rrallë lindin. Baca Adem do t’i mungojë jo vetëm familjes, por të gjithëve. Do t’i mungojë Kosovës dhe gjithë Kombit. Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve dhe gjithë Kombit! Prehu në paqe, Baca im i shtrenjtë!”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/