Haliti: Çifti i Dimal Bashës ta mbajë gojën mbyllur
26 shtator 2023| 12:07
Analisti Afrim Haliti ka kërkuar që “çifti i deputetit Dimal Basha” të mos komentojnë figurat politike për ngjarjet e së dielës.
Sipas tij, përmes këtyre reagimeve, po shpërfaqet nuk kanë njohuri e as ide se si funksionon intelegjenca e sigurisë.
“Thjeshtë, pa një bashkrëndim me SHBA-në, suksesi nuk do t’ishte kurrë i plotë, e këtë bashkrëndim duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë në të gjitha hapat e ardhshme, hapa këta që do të jenë jetik për funksionimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, dhe ndërtimin e një ardhmërie prosperuese për gjeneratat tona të ardhshme. Është bashkrëndim me fuqinë e parë botërore, sponzorin kryesor të Republikës së Kosovës dhe çfarëdo antagonizmi me SHBA-të nënkupton asgjë përveç se vetëvrasje kolektive.” – ka thënë ai pëmres një shkrimi në Facebook.
Ndërkohë, sot deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill.
Basha i VV-së ka thënë se tash Hillit “i ka hup kodi” dhe sipas tij, Hill ka dështuar.
“Tash diçka i ka hup kodi, nuk po ju dëgjohet zani as për Serbinë!” – ka shkruar ai në Facebook.