
Haliti: Demaçi mbajti gjallë frymën e qëndresës për çlirimin e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në dy vjetorin e ndarjes nga jeta.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Demaçi në çastet më të rënda historike të Kosovës e mbajti të gjallë frymën e qëndresës dhe u vu në ballë të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë i Halitit:
Dy vite nga ndarja fizike e Bacës Adem Demaçi!
Bacës që në çastet më të rënda historike të Kosovës e mbajti të gjallë frymën e qëndresës dhe u vu në ballë të lëvizjes kombëtare për çlirimin, lirinë dhe pavarësimin e saj.
Ndjehem i privilegjuar që i takoj kohës së Tij, ashtu si dhe për përpjekjet e përbashkëta për vendin dhe Kombin tonë!
Brezat e tanishëm si dhe ata që do të vijnë do të krenohen gjithashtu në çdo kohë me Bacën Adem! XHH
(M.K / Epoka e re)