Haliti: Duke kujtuar dëshmorët, kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së

08 shtator 2019 | 16:37

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Novosellë të Pejës.

Me këtë rast, Haliti ka thënë se duke përkujtuar dëshmorët dhe martirët e kombit, përkujtojnë edhe luftën e lavdishme të UÇK-së.

“Në lagjen ‘Haxhiaj’ në Novosellë të Pejës, sot zbuluam pllakën përkujtimore për dëshmorët Ramiz e Sherif Brahimaj dhe për martirët Rexhep, Mursel e Nemka Brahimaj. Historikisht në këtë lagje kanë kumbuar krismat e pushkëve të lirisë. Kështu ishte edhe në luftën e fundit. Duke kujtuar këta dëshmorë dhe martirë, kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/xhavithalitii/photos/a.776954515699597/2660842670644096/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në historinë e përfaqësueses shqiptare, rrallëherë ka pasur futbollistë që…