Haliti: E votova Konjufcën për pikë t’qefit 

22 mars 2021 | 12:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se “për pikë të qefit” e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar.

Haliti ka thënë se Konjufcën e ka votuar populli dhe se s’ka nevojë të bëhen filma.

“Për pikë t’qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse të bëjmë filma”, ka thënë Haliti për “Express”.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Deputetët tjerë të partive opozitare kanë votuar kundër propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të…