Haliti falenderon Grabovcin e Lajçin, ky është zotimi i tij për PDK-në

26 maj 2019 | 21:58

Kryetari i sapozgjehur i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti, ka falemnderuar votuesit e tij për zgjedhjet e sotme në qytetitn e Pejës me ç’rastë u zotua se do të punojë pandalshëm për të mirën e qytetarëve.

Postimi i plotë i Halitit:

Të nderuar delegatë të kuvendit të sotëm zgjedhor të PDK-së, Dega në Pejë.

Sot, me votën tuaj të fshehtë, në një atmosferë demokratike, ma keni besuar udhëheqjen e Degës së PDK-së në Pejë edhe për një mandat.

Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni votuar!

Një falenderim të posaçëm kam për mikun tim, Adem Graboci, për mbështetjen e procesit dhe mbështetjen morale, që ma ka dhënë.

E falenderoj edhe Salih Lajçin, që e mundësoi një proqes demokratik zgjedhor. duke qendruar në garë.

Po ashtu falenderoj komisionin lokal dhe atë qendror për angazimin në procesin e organizimit të zgjedhjeve si dhe organizimin perfekt të Kuvendit.

Me këtë rast dua ta ripërsëris zotimin dhe gatishmërinë time, që së bashku me strukturat e degës, të të gjitha niveleve, me të gjithë anëtarësinë e PDK-së, për t’u angazhuar në rritjen dhe fuqizimin e PDK-së jo vetëm në Pejë, por në të gjithë vendin, për ta jetësuar Dekadën e re. XHH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Grabovci e ka uruar Xhavit Halitin për zgjedhjen në…