Haliti i lutet Edi Ramës: Kryeministër na ndihmo që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, përmes një postimi në ‘Facebook’ i ka bërë thirrje publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Halitit:
Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama
Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë.
Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.
Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë.
Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.