Haliti i përgjigjet Kurtit

09 janar 2019 | 22:12

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i është kundërpërgjigjur liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurtit, që sot i kërkoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të shkojë në burgun e Hagës.

E ka quajtur të papranueshme dhe të ulët këtë deklaratë të Kurtit.

“Është degradim moral i individit i cili dëshiron ta çojë një njeri tepër të rëndësishëm të skenës politike në burg për luftën që e ka bo. Është tejet e papranueshme për mua. Nuk besoj që duhet gëzuar për ata që kanë luftuar e që shkojnë në burg. Nëse ka bërë krime, nëse ka vrarë njerëz të pafajshëm pas lufte, është tjetër muhabet, por duket tepër e ulët kjo, që t’i thuash në fund të fundit, një ish-kolegu tënd, shko në Hagë. Nëse e thërrasin, edhe ai shkon, nuk është prej atyre burrave që nuk shkon”, ka thënë Haliti në “Rubikon” të “KTV”-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), ka njoftuar se në javën…