Haliti i vetmi nga ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që garon për deputet

15 janar 2025 | 18:20

Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është e ndërlidhur ngushtë me emrin e Xhavit Halitit. Madje, Xhavit Haliti e kishte propozuar emërtimin UÇK.

Gjatë luftës çlirimtare, Haliti ishte një anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së; njeriu i UÇK-së që vuri kontakte diplomatike me Amerikën dhe Evropën, anëtar i delegacionit të UÇK-së në Rambuje.

Kurse, pas luftës, Haliti ka ushtruar funksione të larta politike. Nga zgjedhjet e para parlamentare në vitin 2021, Haliti është zgjedhur shtatë herë deputet i Kuvendit, duke qenë për disa mandate nënkryetar i Kuvendit.

Marrë parasysh aktivitetin e gjatë politik, Haliti konsiderohet një nga figurat më kredibile të PDK-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Xhavit Haliti mban numrin 14.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një tubim…