Haliti kërkon përfundimin e projekteve në fushën e ujit të pijshëm
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të premten në takim përfaqësues nga DORSCH/CDI dhe K.R.U “Hidromorava”.
Gjatë këtij takimi është folur rreth memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Programit RWSSP – Faza e VI.
Kryetari i Haliti ka shtruar nevojën e kësaj komune që sa më parë të përfundojnë projektet në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune, duke potencuar se pas përfundimit ato duhet të merren nën menaxhimin të kompanisë regjionale të ujërave “Hidromorava”.
Gjithashtu është biseduar rreth sigurimit të ujit të pijshëm për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve dhe Trestenik. Në këtë takim përpos që është biseduar për fazat 4, 5 dhe 6 të këtyre projekteve, pjesëmarrësit kanë bërë me dije se është biseduar edhe për gypin e ujësjellësit të Letnicës si dhe për rrjetet e ujësjellësit për fshatrat: Smirë, Vërban, Stubëll, Letnicë dhe Debelldeh.
/Epoka e re/