Haliti: Kombi shqiptar u godit rënd 85 vite më parë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se kombi shqiptar u godit rënd 85 vite më parë me vrasjen e atdhetarit Hasan Prishtina.
Sipas tij, Hasan Prishtina nuk është vetëm simbol, por mbi të gjitha është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.
“Kombi shqiptar u godit rënd 85 vite më parë me vrasjen e atdhetarit Hasan Prishtina. Hasan Prishtina nuk është vetëm simbol, por mbi të gjitha është një nga ideologët dhe prijësit e luftës për çlirimin dhe bashkimin kombëtar dhe kontribues i fuqishëm në themelimin e shtetit shqiptar. Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës mbetet burim frymëzimi për gjeneratat e reja kudo që ka shqiptar”, ka shkruar Haliti në profilin e vet në “Facebook”.