Haliti kritikon taksën 100%, tregon rrezikun se çfarë hapi mund të marrë Serbia!
30 nëntor 2018
| 21:51
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Hailti, ka thënë se pas vendosjes së bojkotit për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, Serbia mund ta padis Kosovën në Arbitrazh.
Sipas tij, taksa mbrojtëse 100% për Serbinë dhe BH, është vendim irracional dhe duhet korrigjuar. Kështu u shpreh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti në emisionin “Argument Plus”.
Ai konsideron se Qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme për të mos u futë në konflikt me BE-në si pasojë e kësaj takes, ndërsa thekson se Serbia në bazë të marrëveshjes së CEFTA-s, ka të drejtë të padisë Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit.