Haliti kundër idesë së Thaçit për korrigjim kufijsh

04 nëntor 2018 | 09:49

Idetë e shqiptarëve dhe serbëve për t’i bashkuar trojet që historikisht i kanë njohur të tyre, janë ide të vjetërsuara. Andaj, një referendum në Kosovë për t’ia bashkuar Republikës Luginën, është i pa qëndrueshëm dhe i panevojshëm.

Kështu thotë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, sipas së cilit aktualisht në politikë duhet të tregohet racionalitet. 

Në një intervistë dhënë KosovaPress-it, Xhavit Haliti flet për idenë e korrigjimit të kufijve, procesin e liberalizimit të vizave dhe dialogun me Serbinë. 

Për këtë të fundit thotë se me këtë qasje politike nuk do të ketë asnjëherë marrëveshje finale, andaj sipas tij, dialogu do të duhej t’i lihej në dorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nënkryetari i Kuvendit thotë se duhet të shënohet demrakimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i njëjti të votohet në Serbi kur ata të njohin pavarësinë e Kosovës.

Por sipas tij, nuk duhet të bëhej marrëveshje për këmbim të territoreve në këtë formë siç po diskutohet në opinion.

Xhavit Haliti i PDK-së, thotë se Kosova e ka të garantuar integritetin territorial.

Sipas tij, duhet të ketë bisedime me Serbinë, por jo për kufijtë, por për të parë se çka duhet të marrim dhe çka të japim.  Siç thotë ai, marrëveshjet janë të tilla, merr’e jep”.

Ndërsa për idenë e presidentit të Kosovës, që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Republikës së Kosovës, Haliti thotë se ide të tilla janë të vjetërsuara.

Sipas tij, një referendum i mundshëm në Kosovë me këtë tema, është i panevojshëm dhe i pakuptimtë.

Haliti thotë se në Serbi do të mund të kërkohej një referendum i tillë, por që do të ishte i dështuar.

Ai thotë se aktualisht në politikë duhet të jenë më racion sa i përket çështjeve të tilla.

Sipas Xhavit Halitit, Kosova dhe Serbia nuk do të arrijnë asnjëherë marrëveshje finale me këtë qasje politike që kanë.

Sipas tij, çështjen e dialogut do të duhej t’ua linin në duar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Në intervistën për KosovaPress, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti është përgjigjur edhe rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Ai është shprehur skeptik për përfundimin e shpejtë të këtij procesi të tejzgjatur.

Haliti thotë se disa shtete të BE-së janë kundër që të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët, sipas tij, faji kryesor është dëshira e kosovarëve të migrojnë jashtë për të kërkuar strehim nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Meqë, siç thotë ai, janë çështje të cilat kanë kosto për secilin vend që ata shkojnë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë shkrumbuar nga flakët në orët e para…