Haliti kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh

21 shkurt 2019 | 18:38

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit.

“Çdo përpjekje për të ndërtuar hidrocentrale në këtë pjesë, përmes të cilëve do të dëmtohet ambienti, do të kundërshtohet fuqishëm nëpërmjet rrugëve institucionale”, ka shkruar Haliti.

Postimi i plotë i Halitit në profilin e vet në “Facebook”:
Shpreh shqetësimin tim të thellë dhe njëkohësisht edhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Pejës për mundësinë e ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhit, gjë që bie në kundërshtim edhe me Planin e Zhvillimit Komunal, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Pejës.
Çdo përpjekje për të ndërtuar hidrocentrale në këtë pjesë, përmes të cilëve do të dëmtohet ambienti, do të kundërshtohet fuqishëm nëpërmjet rrugëve institucionale.
Lumbardhi i Pejës është pasuri natyrore shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe fokusimi ynë, qoftë nga niveli qendrorë, qoftë nga ai lokal, duhet të jetë në krijimin e strategjive për ta zhvilluar këtë pjesë dhe asnjëherë për ta dëmtuar përmes ndërtimit të hidrocentraleve nga kushdo qoftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili…