Haliti, LV-së: Krejt i keni trashëguar, edhe lirinë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se është dujke i bërë përshtypje se si qeveria nuk po tregon se kush ka vjedhur, ndonëse ka theksuar se “kanë arritur me e zbuluar hajninë e madhe për 20 vjet”.
Haliti, duke iu përgjigjur ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Vetëvendosja e ka pushtetin dhe mund ta bëjë këtë.
“Mirë bre. A e keni pushtetin? A ka gjykata këtu? A ka prokurori këtu? Rrugët për t’u rregulluar këto çështje. Rruga për ta saktësuar të vërtetën rreth asaj se a është dikush i inkriminuar dhe a duhet të përgjigjet para drejtësisë, është rruga e drejtësisë, rruga e organeve të ndjekjes”, ka thënë ai.
Më tutje, Haliti e ka cituar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, ndërsa qeverinë e ka këshilluar që të punojë.
“Mos na shitni… ‘Mos na qitni petulla në ujë’ që thoshte Jakup Krasniqi. Ju keni obligimin e juaj, punoni si qeveri”.
“I keni trashëguar të gjitha. E keni trashëguar edhe lirinë nga ata që i quani hajdut dhe vazhdoni me përmirësimin e gabimeve të atyre. Përmirësojeni vetveten, e mos hajdeni çdo seancë me na treguar…”, ka thënë Haliti.