Haliti mohon akuzat e Qunit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave të deputetit të LDK-së Anton Quni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës.
Haliti nga foltorja e Kuvendit ka thënë se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, Bujar Bukoshin, Bujar Mehmetin, Shaqir Shqirin dhe Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar për themelimin e fondit kombëtar, e deri të prishja e këtij fondi nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu të cilët kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit.
Ai ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra.
“Ahmeti ka qenë vullnet mirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon Qeveria e Kosovës në mërgim do të ia dorëzojë shtabit të përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, ka thënë Haliti.
Haliti ka thënë se ka bashkëpunuar me Krasniqin deri sa është vrarë, duke thënë se nuk e ka ditur as kush është Quni. /KosovaPress/