Haliti në NATO: Ne po festojmë, delegacioni serb doli duke u fjalosur mes vete
Deputeti Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s, ka thënë se delegacioni jonë atje, ka filluar festën pasi Kosovës i është avancuar statusi.
Gjatë këtij votimi, një votë ishte kundër dhe gjithsej 14 abstenime. Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës, në një prononcim për “FrontOnline”, ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe se delegacioni i Kosovës ka filluar festën.
“Ishte gjithçka e planifikuar sipas rendit të ditës. Nuk ka pasur debat lidhur me këtë çështje, pra nuk është lejuar debati, por vetëm votimi. Në votim kemi kaluar, tash jemi duke festuar”, ka thënë Haliti
Ai ka thënë se delegacioni serb ku merrnin pjesë 11 anëtarë, janë larguar duke u fjalosur mes vete.
“Delegacioni serb ka dalë duke u fjalosur mes vete. Delegacioni serb me të cilin ishte bashkuar edhe Rakiqi, ishin ardhur të përgatitur. Kanë qenë 11 persona, si logjistikë me iu ndihmuar atyre”, ka thënë Haliti.