Haliti: Nëse partitë që janë në opozitë duan ta rrëzojnë Kurtin duhet të bashkohen

27 gusht 2024 | 10:23

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se përpjekjet e partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti nuk janë të mjaftueshme për të realizuar këtë objektiv.

Në një deklaratë për Front Online, Haliti shprehu dyshimet e tij në lidhje me mundësinë e krijimit të një fronti të përbashkët opozitar, duke theksuar se deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete për një bashkëpunim të tillë.

Sipas Halitit, nëse opozita dëshiron të jetë efektive në objektivat e saj, do të duhej të bashkohej dhe të formonte një plan të unifikuar për të sfiduar qeverisjen aktuale

“Individualisht mendoj që deklarimet e partive që janë në opozitë janë që të gjitha që duan ta rrëzojnë qeverinë Kurti atëherë do të duhet te bëheshin bashke të krijonin front te përbashkët. Unë nuk e shoh këtë mundësi nga deklaratat e bëra dhe nuk kam dëgjuar qe ka ndonjë para marrëveshje ose marrëveshje për të bërë koalicion prandaj mendoj se këto te tri parti qe janë ne koalicion do te garojnë vetëm” ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga…