Haliti: Nesër, një nga ditët më të veçanta të historisë së Kosovës
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se dita e premte kur do të votohet transformimi i FSK-së në ushtri, do të jetë një prej ditëve më të veçanta të historisë së shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës po bëhet me kapacitete të domosdoshme për t’u mbrojtur dhe për të prodhuar siguri, jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin.
Sipas Halitit, ushtria e Kosovës, ashtu si dhe vetë populli dhe shteti i Kosovës do ta dëshmojnë çdo ditë përcaktimin e tyre për të qenë partner i besueshëm i vlerave të përgjithshme euroatlantike.
“Dita e nesërme për Kosovën është një nga ditët më të veçanta të historisë së saj. Është dita kur Kuvendi i Kosovës do të miratojë 3 projektligjet që i hapin rrugën krijimit të ushtrisë së shtetit. Nga UÇK gjer tek ushtria e Kosovës, kemi kaluar nëpër sfida tepër të rënda. Por kemi dalë gjithnjë fitimtar, duke pasur edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve, Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë politikë dhe ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, ku është e ardhmja e Kosovës. Shteti i Kosovës po bëhet me kapacitete të domosdoshme për t’u mbrojtur dhe për të prodhuar siguri, jo vetëm për vendin, por edhe për tërë rajonin. Ushtria e Kosovës, ashtu si dhe vetë populli dhe shteti i Kosovës do ta dëshmojnë çdo ditë përcaktimin e tyre për të qenë partner i besueshëm i vlerave të përgjithshme euroatlantike”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/xhavithalitii/photos/a.776954515699597/2216857025042665/?type=3&theater
/Epoka e re/