Haliti njofton se ka dëshmuar në Gjykatën e Apelit në Bruksel për vrasjen e Enver Hadrit

21 janar 2025 | 08:55

Ish-deputeti dhe ish-drejtuesi i lartë i UÇK-së, Xhavit Haliti, mbrëmë ka bërë të ditur se dje ka dhënë dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

“Në Gjykatën e Apelit në Bruksel, kam dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri,” ka shkruar Haliti, në një postim në Facebook.

Ai shpreh optimizëm se dëshmia e tij, së bashku me provat dhe pyetjet e ngritura, mund të rezultojë në një vendim të rëndësishëm nga gjykata për autorët e dyshuar.

“Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm,” ka theksuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai…