Haliti: Nuk kam pritur shkuarjen në Hagë të krerëve të UÇK-së

19 nëntor 2020 | 21:34

Nënkryetari i PDK-së dhe njëri nga personat kryesor në themelimin e UÇK-së, Xhavit Haliti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se ushtria çlirimtare ka pasur parim që mos të bëjë krime dhe kjo është zbatuar.

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja ka bërë ndonjë krim siç ka bërë Serbia. UÇK-ja është demilitarizuar në vitin 1999 dhe ato që kanë ndodhur pas këtij viti nuk mund t’i mveshen UÇK-së. Ndoshta ka pasur individ që kanë bërë krime, por kjo është punë e prokurorisë që t’i zbulojë të gjithë ato vrasje”, ka thënë Haliti.

Ai tutje ka shtuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi. Derisa ka folur për arrestimin e krerëve të UÇK-së dhe dërgimin e tyre në Hagë për t’u gjykuar, Haliti ka thënë se kjo për të ka qenë e papritur. “Nuk kam pritur që ata të arrestohen, por element që kanë kryer krime të drejtpërdrejta, njerëz që nuk kanë marrë urdhra”, ka thënë ai.

Tutje Haliti ka thënë se ka qenë ushtria dhe policia serbe që kanë bërë terror në Kosovë, por që ne nuk kemi vepruar që të krijojmë dosje dhe t’i padisim ata si në mënyrë individuale, po ashtu edhe kolektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser…