Haliti pasi pajtoi Muhaxherin me sulmuesit: Burrat falin, Gaz – faleminderit
10 nëntor 2024
| 16:31
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, ka lavdëruar vendimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për faljen e personave që e sulmuan fizkisht muajin e kaluar.
Haliti tha se “burrat falin”.
“Me ndërmjetësimin tim, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i fali vëllezërit Lulaj për sulmin ndaj tij para disa ditësh. Ndërkohë, drejtësia do të merrët me rastin”, shkroi ai në Facebook.
“Uroj që sulme të tilla të mos ndodhin më asnjëherë. Gaz, faleminderit!”, shtoi Haliti.