Haliti: PDK-ja e LDK-ja do të duhej të bënin koalicion

13 maj 2020 | 22:19

Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, ka thënë se pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, partia e tij dhe LDK-ja do të duhej të bënin koalicion të ri.

Në Deskun e KOHËS, Haliti ka thënë se këto dy parti do të duhej të bashkoheshin për të ndarë detyrat për të ardhmen e vendit e “të mos ndanin pushtetin për interesa partiake e personale”.

“Për të qenë realist, në atë që e mendoj është se PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej të bënin koalicion dhe do të duhej të mos merreshin me ministritë kujtdo çka i bie e me tendera e me borde e të mos ndahej pushteti për interesa partiake e personale, por të ndanin detyrat dhe të merreshin vesh për të ardhmen e vendit”, ka thënë ai.

Haliti ka thënë se nëse formohet Qeveria Hoti, koalicioni LDK-AAK-Nisma-AKR nuk do të udhëheqë gjatë me vendin. Sipas tij, kjo duke u bazuar në “apetitet për pushtet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka…