Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione të BE-së, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve

19 nëntor 2024 | 14:55

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për futjen e vendit nën masat e Bashkimit Evropian (BE), të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi që nga qershori i vitit të  kaluar.

Haliti ka thënë për “RTV21” se këto masa nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit derisa ka theksuar se nuk pret ndryshim të qasjes së BE-së me emërimet e reja në krye të institucioneve atje.

“Për fajet e Qeverisë se Kosovës konkretisht, Albin Kurtit Kosova është në sanksione. Kosova ka humbur  shumë projekte që kanë mbete pa u ekzekutuar në komuna të ndryshme për të cilat ka dhënë donacione BE-ja… Prandaj nuk presim ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, por pres nga të emëruarit e ri në BE një përforcim të angazhimit krahasuar me Borrellin… Problemi i  politikave a ndryshojnë apo jo s’besoj që ndryshojnë, por do jenë shumë më agresive në drejtim të politikave që duhet bërë Kosova. Nuk pres heqje të masave. Ka qasje pozitive nga shtete e veçanta, por sa e di BE-ja s’do t’i heq masat para se të kryhen zgjedhjet në Kosovë. Pas zgjedhjeve do shihen formacionet politike në Kosovë, mënyra si do t’i qasemi marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj mund të filloj procesi i  heqjes së masave”, ka thënë Haliti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Reshat Sahitaj Romani “Pushtuesit që vijnë si “çlirimtarë” ,…