Haliti për taksën: Është dashur të ketë më shumë konsulta para se ta vendosnim
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, konsideron se ka pasur nevojë që të ketë më shumë konsultime para se të vendosje taksa prej 100% ndaj produkteve që prodhohen në Serbi e në Bosnjë e Hercegovinë.
Krejt kjo sipas tij është dashur të ndodhte sepse në Kuvend e kanë votuar marrëveshjen e CEFTA-s, dhe është dashur të shihet se çfarë çmimi mund të paguaj Qeveria e Kosovës në rast se nuk e respekton një marrëveshje të tillë.
Haliti në “BlicInterview”, ka thënë se nëse Serbia po thuhet se ka shkelur marrëveshjet e CEFTA-s, atëherë Qeveria e Kosovës është dashur të bëjë konsulta me specialistë të kësaj fushe dhe të ankohej në CEFTA si në të njëjtin rast siç po bëjnë tani Serbia e Bosnja e Hercegovina.
“Shiko, për me vendosë një taksë të tillë unë mendoj që ka pasë nevojë që të ketë konsulta më shumë. Pse? Ne kemi nënshkruar marrëveshjen e CEFTA-s dhe duhet pa, duhet pa ajo marrëveshje se cila janë dhe se çfarë çmimi mund të paguaj një Qeveri e cila nuk respekton një marrëveshje ndërkombëtare”, u shpreh ai.