Haliti përforcon Trepçën ‘89

19 janar 2023 | 12:45

Mbrojtësi i njohur Ahmet Haliti e ka përforcuar skuadrën e Trepçës ’89, e cila bën gara në Superligën e Kosovës në futboll.

“Trepça ‘89 njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin e mirënjohur Kosovar Ahmeti Haliti. Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si KF Hysi, FC Prishtina, KF Feronikeli dhe KF Llapi. Gjithashtu trofetë nuk i mungojnë në karrierë ku gjithsej ka një titull të kampionit, tri Kupa dhe një Superkupë. Haliti gjithashtu ka luajtur edhe në kampionatin shqiptar. Halitit i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë”, thuhet në njoftimin e KF Trepça ’89.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës janë deklaruar në favor…