Haliti: Prokuroria të merret me Thaçin, Veselin, Haradinajn dhe me mua
Xhavit Haliti, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), thotë se për çështjen e numrit të madh të veteranëve të UÇK-së Prokuroria duhet të merret me të gjithë personat përgjegjës, duke përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe me të nëse është e nevojshme.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së, duke shtuar se nëse është e nevojshme Prokuroria duhet të merret edhe me të, pasi të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Ai thotë se për këtë numër të madh të veteranëve përgjegjësia është politike, përkatësisht e iniciuesve dhe e hartuesve të Ligjit për Veteranët.
Gjatë kësaj interviste Haliti ka folur edhe për çështjen e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, siç po insiston presidenti Thaçi.
Sipas Halitit, kjo çështje nuk do të duhej të hapej nga pala kosovare.