Haliti, Qunit: Mos gënje. Nuk ke sjell dëshmi se unë kam nënshkruar për 8 milionë marka
Debati për 8 milionë marka mes Xhavit Haliti dhe Anton Qunit ka vazhduar edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka thënë deputetit të LDK-së, Anton Çunit se nuk i ka sjellë faktet që Haliti kishte marrë gjatë luftës 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.
“Dëshmi për 8 milionë marka të nënshkruara nga unë nuk ke sjell. Ke gënjyer”, ka thënë Haliti, raporton “Epoka e re”.
Ai ka bërë me dije se gjithçka që ka nënshkruar e ka bërë me emër dhe mbiemër.
“Unë jap llogari për atë që kam nënshkruar”, është shprehur Haliti.
Për këtë temë se si po raportohet, Haliti i ka akuzuar edhe disa medie.
Tutje Haliti ka pyetur deputetin e LDK-së nëse ka fakte se atij i janë dhënë 8 milionë marka, duke vënë theksin te shuma të cilën Quni po e përmend.
“A janë tetë milionë marka, lej vulat dhe përrallat”, i ka thënë Haliti, Qunit.
Deputeti Quni ka thënë se janë më shumë se tetë milionë marka që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për nevoja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
https://www.facebook.com/kosovapress/videos/619746415056184/