Xhavit Haliti: Rinia, e ardhmja e PDK-së
Deputeti i PDK-së, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bashkëbiseduar të shtunën në Jalë të Shqipërisë me të rinjtë e PDK-së.
Ai ka thënë se rinia është e ardhmja e PDK-së.
“Sot, për disa momente, u ndjeva i ri në moshë, përderisa po bashkëbisedoja hapur me të rinjtë e PDK-së në Jalë të Shqipërisë. Rinia është e ardhmja e PDK-së. Ajo është mbi të gjitha e ardhja e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haliti në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Dekada e Re, kjo është dekada që ju takon të rinjve. Prandaj i inkurajova që të përgatiten sa më mirë profesionalisht, në mënyrë që në të ardhmen e afërt dituritë dhe aftësimin e arritur t’i vëjnë në shërbim të plotë të qytetarëve dhe të prosperimit evroatlantik të vendit tonë, Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Haliti.