Haliti: S’besoj që ka njerëz në PDK që do ta kundërshtojnë planin e BE-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se plani evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet të përkrahet.
Ai është optimist se edhe partia e tij do ta përkrah këtë dokumentin, i cili tashmë është pranuar nga kryeministri Albin Kurti.
Haliti ka bërë me dije se nuk beson se dikush prej PDK-së do ta kundërshton këtë plan.
“Nuk e besoj që mund të ketë njerëz nga PDK-ja që do ta kundërshtojnë këtë marrëveshje”, ka thënë Haliti për “Tëvë1”.
Ai është munduar ta tregonte edhe qëndrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje.
Sipas tij, po të ishte Thaçi në Kosovë kjo marrëveshje do të nënshkruhej moti.
“Me pas qenë Hashim Thaçi në Kosovë, kjo marrëveshje do ishte nënshkruar që moti. Tani problemet janë ndryshe, nuk po them që nuk funksionon si në kohën kur ka qenë Thaçi këtu”, është shprehur Haliti.