Haliti: S’na duhet njohja nga Serbia

05 janar 2023 | 15:40

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka mbështetur deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cila ka deklaruar se “Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë s’është e mundur tani për tani”.

Haliti për “Blic” ka deklaruar se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e domosdoshme në këtë fazë.

“Nuk është e domosdoshme me pas njohje reciproke në këtë fazë, sepse edhe marrëveshja e Brukselit përcakton disa çështje për të cilat ne nuk do të jemi pengesë për njëri-tjetrin. E para, sa i përket njohjeve në marrëveshjen e Brukselit është e potencuar që Kosova dhe Serbia nuk do ta pengojnë njëra-tjetrin në procesin e integrimit në BE. E dyta, Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në integrimin e saj në institucionet ndërkombëtare. Pra, kjo është e zezë në të bardhë, e shkruar në atë marrëveshje”, tha Haliti.

Haliti shtoi se një deklaratë e tillë nga ambasada amerikanë bazohet në kohën dhe situatën të cilën gjendemi, teksa thotë se aleatët duhet t’i dëgjojmë.

“Ambasada amerikane për deklaratën e tillë është bazuar në situatën dhe kohën në të cilën jemi. Aleatët strategjikë duhet t’i dëgjojmë”, ka deklaruar Haliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka arritur një marrëveshje me Daley Blind, i…