Haliti: Synojmë tri pikë ndaj Dukagjinit

01 nëntor 2019 | 16:15

Prishtina nesër është mysafire e skuadrës së Dukagjinit. Mbrojtësi i kryeqytetasve, Ahmet Haliti, ka thënë se synim i Prishtinës në Klinë janë pikët e plota.

“Pas lëndimit që kisha jam rikthyer me sukses duke punuar mjaft mirë gjatë rikuperimit edhe pse mendoj që më duhet edhe pak kohë të kthej formën optimale, megjithatë jam shumë i kënaqur që ia kam arritur t’i ndihmoj ekipit në këto dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Haliti për faqen e skuadrës “bardhekaltër”.

“Ekipi po vazhdon të ketë formë të lartë bashkëngjitur edhe atmosferën shumë të mirë që po mbizotëron në skuadër. Vijmë pas disa rezultateve tejet pozitive – qëllim ky që kemi përpara për ta vazhduar ende, pra edhe në ndeshjen në Klinë. Ndërsa Dukagjini edhe pse nuk po gëzon formë të mirë, kanë disa individë në përbërjen e tyre shumë të mirë çka neve na duhet të kemi shumë kujdes duke mos ia lënë rastit që t’iu lëmë hapësirë. Ne duhet të kryejmë punën tonë, ta përmbushim obligimin që t’i argëtojmë tre pikë dhe të jemi të qetë para derbit me Feronikelin. Jam optimist, i besoj formës dhe cilësive tona se do t’ia dalim me pikë të plota nga Klina”, ka shtuar Haliti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë para pak çastesh ka goditur një shtyllë elektrike…