Haliti telegram ngushëllimi për vdekjen e Hajdaragës
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-ministrit të Mbrojtes së Shqipërisë, Luan Hajdaraga.
Ky është telegrami i plotë:
Telegram ngushëllimi
I nderuar President i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi
I nderuar Kryeministër i Qeverisë së Shqipërisë, z. Edi Rama
E nderuar familje Hajdaraga
Ndjehem i pikëlluar thellë nga vdekja e mikut tim, ish-deputetit, ish-nënkryetarit të PS-së, ish- ministrit të Mbrojtjës së Shqipërisë, Luan Hajdaraga.
Ministri Hajdaraga dha kontribut të vlershëm në emër të shtetit shqiptar për çlirimin e Kosovës.
Është e rëndë për Kombin kur humb një njeri me vlera të rralla siç ishte ministri Hajdaraga.
Me këtë rast ju lutem të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta.
Prishtinë, 30 korrik 2018
Xhavit Haliti
Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës