Haliti: Tifozët e “Crvena Zvezda” po përgatiten për sulme terroriste në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se tifozët e grupit futbollistik, “Crvena Zvezda”, janë duke u përgatitur për veprime dhe terroriste në Kosovë.
Sipas Xhaviti, këto grupe kriminale do të tentojnë të bëjnë ndonjë vrasje apo akte kabotazhi në vendin tonë.
“Më se pari Banjska ka ndodhë ashtu siç ka ndodhë. Rreziqe permanente ka dhe iu ka dal siç kamë thënë. Iu kam paralajmëruar nja tre muaj më herët. Rreziqet janë të ndërmerren masa, veprime terroriste nga grupe të veçanta, për të cilat Vuçiq do të deklarohet, nuk di asgjë.
Janë duke i përgatitë tifozët “Cervena Zvedas” për veprime të tilla dhe mbetjet e ish-Policisë dhe ish-ushtrisë që janë brenda territorit të Kosovës.
Çka do të veprojnë. Ata do të përpiqen me e bë ndonjë atentat, ndonjë vrasje. Ndonjë veprim sabotazhi me djeg. Nuk besoj që do të fillojnë ndonjë ofensivë e cila ta rrezikojë territorin. Varianti tjetër është veprojnë që ta detyrojnë Polcisë të marrë kundërveprim, dhe pastaj mund t’i kryen punët e veta me kompromentuar Kosovës. Rreziku i shpërthimit është në Bosnjë”, ka thënë Haliti.