Haliti tregon kushtet për partitë që dëshirojnë koalicion parazgjedhor me PDK-në

12 janar 2021 | 12:23

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se kjo parti nuk e ka ndërmend që të ndërrojnë akronimin e partisë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Megjithëkëtë, Haliti ka theksuar se janë të hapur për ata që duan të bëjnë marrëveshje me PDK-në për këto zgjedhje.

“PDK-ja ka kushtet e veta, kështu që deri tash nuk ka diçka zyrtare. Ende nuk kemi zyrtarizuar asgjë. S’kemi negociata, e kemi një kusht që nuk e ndërrojmë akronimin e partisë. Nëse donë marrëveshje, bëjmë vetëm emra të përveçëm të ndonjë partie eventuale që pranon kushtet tona”, ka thënë Haliti.

Nënkryetari i PDK-së ka theksuar se bëjnë koalicion me parti politike vetëm nëse të njëjtat pajtohen që emërtimi i koalicionit të jetë PDK.

“T’i marrëveshje bon, por ne nuk dalim me akronim tjetër, dalim vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), jo me i fut edhe partitë tjera në akronim, në emërtimin e koalicionit, vetëm me PDK. Në qoftë se pajtohemi, na bashkohen, në qoftë se nuk pajtohemi gjithkush në shtëpi të vet”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Haliti ka thënë se janë duke punuar maksimalisht që të dalin si parti e parë në këto zgjedhje.

“Ne do të përbëjmë përpjekje maksimale që të dalim në vend të parë si parti. Rezultatet janë çështje e votuesve. Angazhohemi dhe të konkurrojmë me një program të pranueshëm dhe të besueshëm para elektoratit dhe të besueshëm”, ka thënë Haliti.

Vlen të përmendim faktin se ditë më parë është përfolur për një koalicion të mundshëm në mes të PDK-së dhe Nismës së Fatmir Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit…