Haliti: UÇK-ja ishte ADN-ja e çlirimit. PDK-ja është ADN-ja e zhvillimit të Kosovës
25 janar 2025
| 17:27
Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, me numër 14, në tubimin zgjedhor në Molliq të Gjakovës ka thënë se UÇK-ja ishte ADN-ja e çlirimit të Kosovës, kurse PDK-ja është ADN-ja e zhvillimit të Kosovës.
“Ndjenjë dhe emcion i veçantë takimi i mbrëmshëm në Molliq, me vendas të veprimtarit, ushtarit dhe diplomatit të UÇK-së, Jashar Salihu. UÇK-ja ishte ADN-ja e çlirimit të Kosovës. PDK-ja është ADN-ja e zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në Facebook.