Haliti viziton punimet e disa projekteve infrastrukturore në fshatin Binçë
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë ka vizituar të mërkurën fshatin Binçë për të parë nga afër disa projekte që janë realizuar dhe po realizohen në këtë fshat në të cilën kalon lumi “Morava e Binçës”, ku gjendet edhe shëtitorja e cili dita ditës po shfrytëzohet nga shumë qytetarë për ecje.
Me këtë rast, Haliti ka parë nga afër punimet që kanë përfunduar në asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” që lidh mes veti qytetin e Vitisë me Binçën.
Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Ministrinë Infrastrukturës dhe është segment i parë rrugës Viti-Kërbliqë-Kaçanik. Gjithashtu ai ka parë nga afër punimet në ndërtimin e një ure në këtë fshat që lidh mes veti fshatrat Binçë, Kabash dhe Shushtë.
Kryetari Haliti është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti të cilët u shprehën falënderues për realizimin e projekteve të shumta në këtë lokalitet.
/Epoka e re/