Halitjaha: Nëse ka bërë faj Jakup Krasniqi, unë e mbaj burgun për të
Dëshmitari Sadik Halitjaha, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se ai është i gatshëm që të mbajë burgun në vend të Jakup Krasniqit nëse ky i fundit ka ndonjë faj, duke kërkuar që ai të lirohet në shtëpi.
Halitjaha këtë deklaratë e bëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kransiqit.
“Zot gjykatës një minutë! Desha me thënë që mos ta ngarkojmë më shumë gjykatën me këto zvarritje të mëdha. Dua të flas për Jakup Krasniqin. Nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kërkush nuk jemi, por nëse ai ka bërë faje unë krejt do t’i marrë përsipër veç ndërroja deklaratat-vendimet m’i jepni mua. Unë e mbajë burgun e Jakup Krasniqit, le të shkon në shtëpi”, ka thënë Halitjaha.