Halitjaha niset për në Hagë: S’jam arrestuar, jam ftuar (foto)

07 nëntor 2023 | 14:40

Ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, ka udhëtuar drejt Hagës i shoqëruar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se nuk është arrestuar, por është ftuar nga Gjykata Speciale.

Nuk dihet nëse i njëjti do të jetë dëshmitar i radhës i Prokurorisë, për Zonën e cila përmendet në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Klan Kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serie A mbylli mbrëmjen e së hënës javën e 11-të.…