Hallakamë në Beograd, Kraguejvc, Novi Sad, Nish, protesta kundër Vuçiqit

17 qershor 2023 | 20:52

Sot në Serbi është zhvilluar protesta e shtatë me sloganin “Serbia kundër dhunës”.

Protesta masive e Beogradit, në të cilën kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiqit, është shoqëruar edhe me protesta të tjera përcjellëse në Kraguejvc, Novi Sad dhe Nish, shkruan N1.

Një ditë para protestës së shtatë “Serbia kundër dhunës”, organizatorët vendosën ta shkurtojnë ecjen.

Siç thonë ata, me kërkesë të qytetarëve, për të cilët itinerari i paralajmëruar më herët ishte shumë i gjatë.

Në Beograd është bllokuar trafiku në kryqëzimin e Mostarit në drejtim të Beogradit të Ri ashtu edhe në drejtim të Nishit, raporton një gazetar i FoNet.

Fillimi i kolonës nuk dukej as në krye të rrugës “Kneza Milosa”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se lagjet e…