Halle Berry shfaqet provokuese në premierën e filmit
13 gusht 2024
| 15:28
Halle Berry mori vëmendje me daljen e saj në premierën e filmit “The Union”, në Los Angeles.
Aktorja 57-vjeçare është shfaqur me një fustan të zi të ngushtë me dantella.
Kombinimin e ka kompletuar me bizhuteri dhe këpucë të zeza me taka të larta dhe ka pozuar e buzëqeshur për fotografët.
Kujtojmë se, së fundmi aktorja ra në sy në rrjetet sociale me një foto ku pozoi me një mace, duke e kthyer kohen pas, në 20-vjetorin e publikimit të filmit Catwoman.