Haller: Humbja e titullit ishte më e dhimbshëm se kanceri
Borussia Dortmund e përfundoi në mënyrë dramatike sezonin e kaluar të Bundesligës teksa verdhezinjtë edhe pse e mbyllën me pikë të barabarta kampionatin me Bayern Munchen.
Gjithçka varej nga vetë Dortmundi që në javën e fundit hodhi një hap fals duke barazuar 2-2 me Mainzin.
Një fund i dhimbshëm, teksa Sebastian Haller guxon dhe shprehet se më shumë vuajti humbjen e titullit në javën e fundit se sa gjithë vuajtjet nga sëmundja e keqe.
“E vërteta është se titulli i humbur me Dortmundin në javën e fundit të kampionatit, ishte më i dhimbshëm edhe se kanceri. Kur je i sëmurë nuk ke se çfarë të bësh, duhet ta pranosh dhe të mundohesh të shohësh përpara. Por, kur e ke titullin në dorë është shumë më ndryshe. Në atë moment duhet ta pranosh me shumë dhimbje se ke gabuar dhe se nuk ke marrë vendimet e duhura”, ka thënë Haller.